Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi sot në Kongresin e Partisë Socialiste ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika.
Ai ka thënë se nuk do të jetë në politikë nga 9 shtatori.
Ruçi gjatë fjalës në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste në 30-vjetorin e themelimit, tha se do të tërhiqet nga të gjitha funksionet politike.
Ai shtoi se nuk ka moment më të mirë për ta bërë këtë sesa 30-vjetori i PS-së, kur kjo forcë politike, sipas tij, tashmë ka ftuar mandatin e tretë qeverisës radhazi.
“Tani unë zgjodha sot, se s’ka më mirë se 30-vjetori, që sot që kemi fituar mandatin e tretë, dhe që pas disa muajsh bëj 70 vjeç, se në 9 shtator nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS dhe qytetarët dhe s’do kem ambicie për asnjë post politik. Falënderoj më zemër çdo socialist. Sa të më punojë mendja dhe zemra do ngelem me ju”, u shpreh Ruçi.
Ruçi ka qenë kryetar i Kuvendit në legjislaturën e fundit. Ai po ashtu ka qenë sekretar i Përgjithshëm i PS-së që prej vitit 2005. /GazetaSinjali/