Një person i armatosur dje pas mesnate ka kryer grabitje në një pompë të derivateve në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.
Punëtori i pompës ka njoftuar se grabitësi i maskuar ka arritur t’ia marrë 1 mijë euro nën kërcënim të armës, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas grabitjes, ai është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë.
Nuk është raportuar për të lënduar. /Gazeta Sinjali/