image Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Mitrovicë

Siguri

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Mitrovicë

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku një person i maskuar ka kërcënuar me armë punëtorët e një pompe të derivateve, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar Policia në Mitrovicë, të cilët kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe është grabitur një shumë e parave .

Sipas policisë, nga ky incident nuk ka të lënduar.

/GazetaSinjali/