image Grabitje e armatosur në një pikë karburanti në Klinë

Siguri

Grabitje e armatosur në një pikë karburanti në Klinë

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 00:51 në një pikë karburanti në Klinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si ka ndodhur ngjarja?

Policia ka njoftuar se dy persona të cilët ishin të maskuar kanë hyrë në pikën e karburantit në Klinë, ku aty po punonin disa persona.

Sipas policisë të dyshuarit nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur 450 €, një shufër dhe një telefon.

Kurse, pas grabitjes të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk ka njoftuar se të njëjtit kanë arritur që të kapen.

Rasti në polici po hetohet si “Grabitje e armatosur”. /Gazeta Sinjali/