Një grabitje e armatosur ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 00:51 në një pikë karburanti në Klinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Si ka ndodhur ngjarja?
Policia ka njoftuar se dy persona të cilët ishin të maskuar kanë hyrë në pikën e karburantit në Klinë, ku aty po punonin disa persona.
Sipas policisë të dyshuarit nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur 450 €, një shufër dhe një telefon.
Kurse, pas grabitjes të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk ka njoftuar se të njëjtit kanë arritur që të kapen.
Rasti në polici po hetohet si “Grabitje e armatosur”. /Gazeta Sinjali/