image Grabitje e armatosur në një barnatore të Gjilanit

Kosovë

Policia/ Grabitje e armatosur në një barnatore të Gjilanit

news image

Një person i maskuar ka grabitur një shumë parash në një barnatore në Gjilan.

Policia njofton se nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që grabitja është bërë nën kërcënimin me armë.

“Grabitja është kryer nga një person i dyshuar (i panjohur) mashkull shqiptar, i maskuar dhe nën kërcënim të armës-pistoletë, nga punëtorët e barnatores ka marr një shumë parash dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.  Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/