image Grabitje e armatosur në Leposaviq: Tre persona të lënduar, cak i hajnave veturat që transportojnë para

Kosovë

Siguri/ Grabitje e armatosur në Leposaviq: Tre persona të lënduar, cak i hajnave veturat që transportojnë para

news image

Sot rreth orës 10:40, në vendin e quajtur Kratinë në Leposaviq ka ndodhur një grabitje e armatosur. Cak i grabitjes kanë qenë veturat që transportojnë para, njofton plicia, transmeton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tri vetura duke u djegur dhe tre persona të lënduar.

Ndërsa, personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes patrulla ka gjetur tri vetura duke u djegur. Për rastin është kërkuar edhe asistenca e njësisë së zjarrfikëseve. Në rast janë të lënduar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Mitrovicë. Sulmuesit-grabitësit janë larguar dhe njësitë policore janë në kërkim të tyre, po ashtu njësitë relevante policore janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/