image Grabitje e armatosur në Klinë

Siguri

Grabitje e armatosur në Klinë

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e mesnatës së 4 korrikut në Klinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se dy punëtorë të një pompe të derivateve kanë raportuar se derisa ishin duke punuar, dy të dyshuar të panjohur dhe të armatosur u kanë grabitur një shumë parash.

Sipas tyre, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë.

/GazetaSinjali/