Dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, mbrëmë kanë grabitur në një market në rrugën Ismet Dervishaj në Istog.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se grabitësit e kanë rrahur pronarin e marketit dhe ia kanë marrë paratë nga arka dhe nga xhepi, si dhe një telefon – duke ikur më pas.
Gjatë grabitjes, pronari i marketit është kërcënuar dhe është goditur në kokë me pistoletë, duke marrë lëndime në veshë. Atij i është dhënë edhe ndihma e parë në Qendrën Mjekësore në Istog. Më pas, nga aty ai është dërguar në Spitalin e Pejës.
Pas raportimit të rastit, mësohet se njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /Gazeta Sinjali/