image Grabitja e armatosur në Parallovë, reagon Shoqata e Bankave të Kosovës

Siguri

Grabitja e armatosur në Parallovë, reagon Shoqata e Bankave të Kosovës

news image

Grabitjen e armatosur që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Parallovë të Gjilanit, ku disa persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës “Procredit”, ka nxitur reagimin e Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Kjo shoqatë e dënon sulmin ndaj transportuesit të mjeteve financiare dhe kërkon zbardhjen e rastit nga organet kompetente të sigurisë si dhe identifikimin sa më të shpejtë të kryerësve të kësaj vepre dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

Vlerësojmë se situata e deritanishme e sigurisë ka qenë e qetë, megjithatë ky incident i sotëm tregon rëndësinë dhe nevojën që institucionet e sigurisë të jenë vigjilente në këtë fundvit, pasi që rastet e sulmeve të tilla kanë prirje të rriten në prag të festave të fundvitit. Me qëllim të krijimit të një klime dhe ambienti sa më të sigurt, konsiderojmë se është e nevojshme që të ketë kujdes të shtuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Andaj, Shoqata e Bankave të Kosovës u bënë thirrje gjitha organeve të sigurisë për ngritje të nivelit të gatishmërisë në parandalimin e këtyre rasteve të rrezikshme që mund të jenë me pasoja të mëdha për qytetarët e vendit. /Gazeta Sinjali/