Një postë në Tiranë është grabitur mbrëmjen e sotme.
Policia ka njoftuar kanë qenë dy persona që kanë kryer grabitjen e kësaj pike që ndodhet pranë ish-sheshit Shqiponja.
Sipas policisë, autorët pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.
Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.
Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin./GazetaSinjali/