image Grabitje e armatosur në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Siguri

Grabitje e armatosur në Mitrovicë, arrestohen dy persona

news image

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar që ka prangosur dy të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme sipas Policisë, ku dy të dyshuarit dyshohet se me datën 13 mars 2022, në një pompë derivatesh nën kërcënimin e armës viktimës i kanë grabitur një shumë e parave.

Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, me urdhëresë të Gjykatës është realizuar kontrolle në shtëpinë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar materiale të nevojshme“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

/GazetaSinjali/