image Google shfaq flamurin kombëtar në faqen hyrëse

Teknologji

Google shfaq flamurin kombëtar në faqen hyrëse

news image

Kompania Google ka vendosur një ilustrim me flamurin kombëtar me rastin e ditës së 28 Nëntorit.

Këtë veprim të kompanisë amerikane e ka përshëndetur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Po, është dita e flamurit më të bukur në botë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kjo kompani zakonisht vendos ilustrime të ndryshme me rastin e ditëve dhe ngjarjeve të veçanta.

Imazhi me flamurin kombëtar u shfaqet atyre që përdorin internetin brenda adresave të internetit të Shqipërisë.

/GazetaSinjali/