image Google Maps do t'u mundësojë përdoruesve të orientohen për të mos hyrë në errësirë

Teknologji/ Google Maps do t’u mundësojë përdoruesve të orientohen për të mos hyrë në errësirë

news image

Lëvizja nëpër rrugë të ndryshme, së shpejti mund të bëhet edhe më e sigurt nëpërmjet Google Maps, që mund të ofrojë edhe një shtresë të hollë, që tregon për zonat e ndriçuara.

XDA Developer ka mësuar nga disa burime, se inxhinierët në Google janë duke punuar në linjat e reja në harta, që do të kenë vija të verdha, që orientojnë për zonat ku ka dritë.

Megjithatë, ky opsion nuk është ende në funksion dhe derisa nuk është bërë e ditur nëse vërtetë është në zhvillim, nuk dihet as kur mund të hyjë në funksion. Por, nëse është duke u punuar, pritet të jetë ndër produktet më të mira softuerike, sa i përket rritjes së nivelit të sigurisë.

Kur shëtitet në ndonjë qytet të huaj, apo në afërsinë ku banoni, por që nuk e frekuentoni, kjo mundësi tregon zonat që kanë dritë apo ku dritat janë të dobëta, andaj në këtë mënyrë mund të shmangni errësirën dhe të mos hyni në atë pjesë.

Derisa nuk ka të dhënat nëse është duke u punuar në të, Google nuk ka bërë të ditur se si do të mbledh të dhëna, lidhur me gjendjen e dritave të rrugëve.