image Google Maps sjell harta dukshëm më të mira

Teknologji

Google Maps sjell harta dukshëm më të mira

news image

Shërbimi i hartave të Google ka bërë një ndryshim të ri, i cili do të përmirësojë dukshëm ekranin e hartës.

Falë ekranit të përmirësuar, shumë nuanca të tjera janë të dukshme, qoftë maja të mbuluara me dëborë, lloje të ndryshme të bimësisë dhe pyje, si dhe karakteristika të tjera skenike.

Me përpunimin më të përsosur, Google është duke ndjekur shembullin e Apple, i cili aktualisht është duke e rregulluar plotësisht shërbimin e hartave.

Për dallim nga Apple, që deri më tani e ka bërë materialin e hartave veçanërisht të hollësishme, të disponueshme kryesisht për SHBA-në, azhurnimi i Google Maps duhet të përfshijë rajone të ndryshme nga e gjithë bota, siç tregojnë pamjet e paraqitura më parë nga Evropa, por edhe Maroku dhe SHBA.

Sipas Google, ekrani i azhurnuar i hartës do të shfaqet për të gjithë përdoruesit e Google Maps më vonë këtë javë. /Gazeta Sinjali/