Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Golosa” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social, Instagram, ku numëron mbi 534 mijë ndjekës.
“Së shpejti” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
Artistja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.
“My heart’s song” është projekti i fundit muzikor i Samantës që është publikuar në qershor të këtij viti. Kënga deri më tani numëron mbi 152 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/