Në vitin 2016 në finale të Ligës së Kampionëve u takuan Real Madridi dhe Atletico Madrid, ku fitues dolën ‘Los Blancos’.
Refer I asaj ndeshje ishte Mark Clattenburgh i cili në një intervistë ‘Daily Mail’ ka treguar se goli i Ramos ishte në pozitë jashtë loje.
“Goli i Real Madridit në finale ishte ofsajd. Ne e kuptuam këtë kur shkuam në pushimin e pjesës së parë. Ishte e vonë atëherë, por nuk kishte kthim më. Gaboi asistenti im, por edhe unë kisha një pjesë të fajit” ka thënë Clattenburgh./Gazeta Sinjali/