Barcelona e ka mposhtur me rezultat minimal Granadan sonte në Camp Nou, për të shënuar një fitore në debutimin me Quiques Setien.
Fitorja e Barcelonës u arritë me vetëm një gol, në një ndeshje mjaft të vështirë, për ta thyer rezultatin 70 minutësh 0:0.
Anipse Barcelona dominoi që nga fillimi i lojës, 45 minutëshi i parë përfundoi pa gola për të dyja ekipet.
Gola i vetëm i kësaj loje u shënua nga Messi, 16 minuta para përfundimit të kohës së rregullt dhe vetëm 5 minuta pasi ekipi kundërshtar mbeti me një lojtar më pak, për shkak se German Sanchez u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe pse ishte Messi ai që e zhbllokoi rezultatin, lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje u shpall Arturo Vidal.
Sidoqoftë, kjo fitore e barazoi me pikë Barcelonën me Realin, i cili është ekipi prijës i tabelës me 43 pikë.
Granada e ruan vendin e 10 me 27 pikë. /Gazeta Sinjali/