Goli i Kylian Mbappes në finalen e Ligës së Kombeve është përcjellur me shumë polemika, pasi disa thonin që ka qenë pozicion jashtë loje. E për këtë ka folur presidenti i Komisionit të Arbitrave në UEFA, Roberto Rosetti.
Ai i doli në mbrojtje referit anglezit Anthony Taylor, duke thënë që ka bërë interpretim të duhur
“Goli i Mbappe vlen dhe Taylor i bëri një interpretim korrekt rregullit të pozicionit jashtë loje, por kjo është një temë në zhvillim dhe natyrisht që ka nevojë për përmirësim. Vetë rregulli i pozicionit jashtë loje bie në kundërshtim me veten, ndaj unë u kam shkruar kolegëve në FIFA dhe IFAB-it, që të marrin në konsideratë një ndryshim”, u shpreh Rosetti.
Kylian Mbappe shënoi dhe vulosi suksesin e Francës në Ligën e Kombeve, por në nisje të aksionit ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje, megjithatë një prekje e topit nga ana e një futbollisti spanjoll, bëri që arbitri anglez Taylor ta konsideronte të rregullt aksionin. /Gazeta Sinjali Sporti/