image Formacionet zyrtare, Kosovë - Greqi

Futboll

Formacionet zyrtare, Kosovë – Greqi

news image

Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim prej orës 20:45 e luan ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Në “Fadil Vokrri”, Kosova do të ndeshet me Greqinë.

Në deshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, “Dardanët” triumfuan si mysafir me rezultat 0:2 ndaj Gjeorgjisë.

Kosova shpreson që t’ia bëjë ‘sefte’ ndaj Greqisë, pasi ende nuk ka arritur ta mposht në katër tentime.

Tre barazime dhe një hubmje kanë ‘Dardanët’ ndaj helenëve në katër duelet paraprake mes tyre.

Kosova tashmë ka publikuar formacionin zyrtar ndaj Greqisë, teksa dy ndryshime do të jenë për dallim nga ajo e fundit mes Qipros.

Florian Loshaj sonte do të luajë nga minuta e parë, me Arbër Zenelin të rikthyer gjithashtu në 11-she, i cili do të ketë rolin e mesfushorit organizator ’10’.

Kosova: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Loshaj, Fazliji; Zhegrova, Zeneli, Rashica; Muriqi

/GazetaSinjaliSport/