image Goli i Carrascos vendimtar, Atletico fiton derbin madrilen ndaj Real Madridit pas një kohe të gjatë

Futboll

Goli i Carrascos vendimtar, Atletico fiton derbin madrilen ndaj Real Madridit pas një kohe të gjatë

news image

Atletico Madridi ka arritur të fitojë derbin madrilen ndaj Real Madridit, shkruan Sinjali Sport.

Djelmoshat e Simeones kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Madridit, duke bërë një shtysë të madhe drejt Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Goli i vetëm i realizuar në këtë sfidë ishte ai i Yannick Carrascos i shënuar nga pika e penalltisë në minutën e 40-të.

Me këtë fitore, Atletico bën një hap të madh drejt pjesëmarrjes në garat e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke mbledhur tani 64 pikë, për të qëndruar gjashtë pikë para vendit të pestë, ku ndodhet Betisi me 58 pikë.

Real Madridi ndërkohë mbetet në kuotën e 81 pikëve, që për djelmoshat e Ancelottit kjo ndeshje më shumë ishte sa për prestigj, pasi që ata tashmë janë duke menduar për finalen e 28 majit në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Kjo është fitorja e parë e Atletico Madridit ndaj Real Madridit pas nëntë ndeshjeve, duke mos e fituar asnjërë nga tetë ballafaqimet paraprake në të gjitha garat.

/GazetaSinjaliSport/