Atletico Madridi ka arritur të fitojë derbin madrilen ndaj Real Madridit, shkruan Sinjali Sport.
Djelmoshat e Simeones kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Madridit, duke bërë një shtysë të madhe drejt Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Goli i vetëm i realizuar në këtë sfidë ishte ai i Yannick Carrascos i shënuar nga pika e penalltisë në minutën e 40-të.
Me këtë fitore, Atletico bën një hap të madh drejt pjesëmarrjes në garat e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke mbledhur tani 64 pikë, për të qëndruar gjashtë pikë para vendit të pestë, ku ndodhet Betisi me 58 pikë.
Real Madridi ndërkohë mbetet në kuotën e 81 pikëve, që për djelmoshat e Ancelottit kjo ndeshje më shumë ishte sa për prestigj, pasi që ata tashmë janë duke menduar për finalen e 28 majit në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Kjo është fitorja e parë e Atletico Madridit ndaj Real Madridit pas nëntë ndeshjeve, duke mos e fituar asnjërë nga tetë ballafaqimet paraprake në të gjitha garat.