image Gold Ag po bëhet baba për herë të parë, shoqja e gruas ia zbulon "sekretin"

Bota e Yjeve

Gold Ag po bëhet baba për herë të parë, shoqja e gruas ia zbulon “sekretin”

news image

Këngëtari nga Presheva, Arian Agushi, i njohur me nofkën Gold AG, pritet të bëhet baba për herë të parë.

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra, të cilët dolën së bashku në publik për herë të parë në qershor të këtij viti, duket se kanë planifikuar rritjen e familjes së tyre.

Të paktën kështu ka ‘zbuluar’ një kolege e gruas së këngëtarit, në një koment në fotografinë e saj nga pushimet në bregdetin turk.

“Një nënë e ardhshme mahnitëse”, ka shkruar ajo duke i bashkëngjitur një zemër komentit.

Këtë dyshim e forcon më shumë fakti që Ermira e ka mbuluar barkun me një çantë plazhi.

Sidoqoftë, për ta kuptuar me saktësi një gjë e tillë, adhuruesit e këngëtarit po presin një konfirmim nga çifti./Gazeta Sinjali/