Këngëtari Arian Agushi, i njohur me nofkën e Gold Ag, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, raporton Gazeta Sinjali.
Gold Ag u intervistua dy ditë pas publikimit të këngës së tij, ‘Shkronjat e Arta’, në tekstin e së cilës përmend edhe fjalën tradhëtar duke iu referuar këshilltarit të shkarkuar të Kurtit, Shkelzen Gashit.
Policia konfirmon se pas intervistimit këngëtari është liruar në procedurë të rregullt.
“Sot, në koordinim me Prokurorië Themelore në Prishtinë është inicuar rasti “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu i dyshuari. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Sinjali.
Në vijim mund të dëgjoni këngën ‘Shkronjat e Arta’, për tekstin e së cilës u intervistua sot nga policia, Gold Ag. /Gazeta Sinjali/