Pas fitores ndaj Tiranës, Mabetex Prishtina u mposht nga Barcelona në Ligën e Kampionëve në futsall, shkruan Sporti në Sinjali.
Skuadra kampione e Kosovës është eliminuar nga kjo garë në raundin e 32-të, teksa vlen të theksohet se kjo ishte hera e parë që skuadra kryeqyetetase merr pjesë në këtë garë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Palau Blaugrana’ ka përfunduar me rezultatin 9-2.
Golat për kampionen në fuqi u shënuan nga Dyego, Esquerdinha (tre gola), Shiraishi, Joselito, Rodrigues dhe Povill (dy gola).
Ndërkaq, golat për Prishtinën u shënuan nga Mërgim Dervishaj dhe Orhan Ibishi.
Faqja zyrtare e klubit të Barcelonës ka publikuar rastet dhe golat nga kjo ndeshje.