Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, tha se problemi me arsimin është trashëguar nga qeveritë e kaluara, por pandemia i ka vënë në pah më shumë.
“Duhet pasur kujdes që adresimin e përgjegjësive të mos e bëjmë në adresa të gabuara”, tha Gola, duke shtuar se kërkesa për debat paralamentar ka huqje.
“Kërkesa për debat paralmentar përveç huqjeve në analizën e gjendjes ekzistuese shpërfaq përpjekje prej Nostradamusi për parashikim të rezultateve të qeverisjes.
Pandemia COVID është e qartë që ka shkaktuar efekt dhe dëme edhe në vende të zhvilluara, në të gjitha sferat përfshirë këtu edhe arsimin”, ka shtuar ai.