Chelsea nuk ka arritur ta ruajë epërsinë e krijuar herët, duke barazuar 1:1 me Brighton.
Blutë lëshuan lojën nga dora në 20 minutat e fundit, me portierin Kepa që shpëtoi skuadrën e tij nga më e keqja në fund.
Cesar Azpilicueta (10′) realizoi për avantazhin e mysafirëve, derisa Jahanbakhsh (84′) vulosi rezultatin përfundimtare me një supergol.
Pas këtij barazimi, skuadra e Lampard tubon 36 pikë në vendin e katërt, teksa Brighton me 25 pikë gjendet në pozitën e 13.