image Goditje e rëndë vjen edhe për oligarkët rusë

Botë

Goditje e rëndë vjen edhe për oligarkët rusë

news image

Pas vendimit të aleatëve perëndimorë që Rusia të përjashtohet nga sistemi financiar ndërkombëtar SWIFT, një goditje tjetër ka ardhur edhe për oligarkët rusë.

BBC raporton se aleatët perëndimorë kanë marrë vendim që të kufizojnë aftësinë e rusëve të pasur që të blejnë shtetësi në vende të tjera, transmeton Gazeta Sinjali.

Rusët e pasur deri më tani kishin mundësinë e blerjes së “pasaportave të arta” të cilat siguronin shtetësinë e tyre në vende të tjera mirëpo tani nuk do ta kenë më këtë mundësi.

“Në mënyrë të veçantë, ne angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjen e shtetësisë – të ashtuquajturat pasaporta të arta – që lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të vendeve tona dhe të kenë akses në sistemet tona financiare.”, thuhet në deklaratën e përbashkët të aleatëve perëndimor.

/GazetaSinjali/