Policia ka njoftuar se dje është arrestuar një person i gjinisë mashkullore për aksidentin me fatalitet që ka shkatuar më 29 korrik në Podujevë, raporton Sinjali.com.
Pas intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujeve (NN) 29.07.2019 01:45. Lidhur me rastin e datës 01.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/ shqiptar dhe i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, transmeton Sinjali.com.
Numri i aksdenteve fatale në komunikacion është shtuar së fundmi. Vetëm gjatë periudhës kohore janar-qershor 2019, në aksidente të ndryshme trafiku kanë vdekur 43 persona.
Në komunikacion e kanë humbur jetën edhe disa qytetarë tjerë, gjatë muajit korrik. Ditë më parë në fshatin Bërnjak të Rahovecit, kanë vdekur tre persona. Sipas hetimeve të para të Prokurorisë është bërë e ditur se aksidenti ishte shkaktuar për shkak të tejkalimit të pasigurtë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore./Sinjali/