Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Komogllavë të Vitisë një person i cili dyshohet se kishte goditur me veturë zyrtarin policor që kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 ku me këtë rast i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore policit i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Zyrtari policor i lënduar ka bërë të ditur se e kishte ndaluar të dyshuarin pasi me veturë kishte bërë vozitje të rrezikshme.
Ai ju kishte prezantuar se është polic, por i dyshuari e kishte nisë me vrull veturën dhe kishte goditë në këmbë policin.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe IPK-ja, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/