image Goditi çiklistin, shoferi i veturës ikën nga vendi i ngjarjes

Policia/ Goditi çiklistin, shoferi i veturës ikën nga vendi i ngjarjes

news image

Një aksident trafiku mes një çiklisti dhe një veture ka ndodhur sot në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Shoferi që ka goditur çiklistin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa çiklisti ka marrë lëndime të lehta trupore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një askident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident ka qenë e përfshirë një biçikletë dhe një automjet (automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes). Si pasojë e aksidentit, biçiklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Gazeta Sinjali/