Një aksident trafiku mes një çiklisti dhe një veture ka ndodhur sot në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.
Shoferi që ka goditur çiklistin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa çiklisti ka marrë lëndime të lehta trupore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një askident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident ka qenë e përfshirë një biçikletë dhe një automjet (automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes). Si pasojë e aksidentit, biçiklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Gazeta Sinjali/