Një person i moshës 70-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një automjet, sot rreth orës 19:30 shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënësi për informim në rajonin e Prizrenit, i cili tha se i dyshuari i cili ka goditur viktimën është arrestuar.
Gashi deklaroi se njësia policore gjendet në vendin e ngjarjes, ndërkaq vdekja e viktimës është konstatuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Dragash.
“Në fshatin Pllavë të Dragashit kemi një aksident trafiku, ku është goditur një këmbësor, ku ka humbur jetën, i dyshuari është arrestuar. Njësia policore është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha ai.