Policia e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme sot me fillim prej orës 14:00.
Kjo konferencë, sipas njoftimit, ka të bëjë me një operacion ku është konfiskuar ‘sasi e konsiderueshme e narkotikëve dhe ka të arrestuar’.
“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Detajet se në cilin rajon është zhvilluar ky operacion dhe sa ka të arrestuar do të kuptohen në konferencën e thirrur për media.