image Goditet nga rryma, vdes 32 vjeçari në Pejë

Siguri

Goditet nga rryma, vdes 32 vjeçari në Pejë

news image

Para pak çastesh, ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës një 32 vjeçar (Sinjali e di identitetin e plotë të viktimës). Dyshohet se i riu vdiq nga kontakti me rrymën. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin Raushiq të Pejës. Ai është dërguar në spital, por, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Burime të Sinjalit brenda Policisë Rajonale të Pejës, thanë se 32 vjeçari që u godit nga rryma, mori lëndime serioze të cilave nuk ka arritur t’u bëjë ballë.

“Rreth orës 13:00 policia është njoftuar nga ekipi mjekësor se i riu ka ndërruar jetë”, i tha ky burim Sinjalit.

Ndryshe, nga kontakti me rrymën dje ka vdekur edhe dje një qytetar i Suharekës.

Për të u raportua se ishte sjellë pa shenja jete në emergjencë. Ndërsa, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, prokuroria dhe ekipet e KEDS-it.

“Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS-it dhe inspektori i punës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së për rastin e djeshëm në Suharekë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Sinjali/