image Godet policin në Gjilan derisa tenton të ikë me motor

Siguri

Godet policin në Gjilan derisa tenton të ikë me motor

news image

Policia e Kosovës dje është përballur me një person i cili tentonte të ikte nga zyrtarët policorë, derisa po lëvizte në rrugën “Lufta e Gjilanit”.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë në Gjilan kanë bërë me dije se është arrestuar ky person i dyshuar, pasi i njëjti lëre që nuk është ndalur në pikën e kontrollit, por duke tentuar të ikë e ka goditur një zyrtar policor.

Për shkak të goditjes, polici ka pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti në Polici ndaj personit të arrestuar është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

/GazetaSinjali/