image Global Times: Në Kinë pas koronavirusit shfaqet “hantavirus”- vdes një person, 32 të infektuar

Botë

Botë/ Global Times: Në Kinë pas koronavirusit shfaqet “hantavirus”- vdes një person, 32 të infektuar

news image

Në Kinë është përhapur “hantavirus”, pas pandemisë së koronavirusit.

Sipas asaj që raporton “Global Times”, një burrë ka vdekur prej tij, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej, siç raportohet me këtë virus kanë rezultuar pozitiv edhe 32 persona të tjerë dhe thuhet se është bartur nga brejtësit.

Simptomat e hershme të hantavirusit përfshijnë: ethe, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, dhimbje të barkut, marramendje, pacientët gjithashtu kanë të vjella dhe diarre. Teksa, thuhet se simptomat e vona të këtij virusi janë mushkëri të mbushura më ujë dhe gulçim (frymëmarrje e shoqëruar me kollë).

Vlen të theksohet se “hantavirus” nuk është virus i ri dhe njerëzit janë infektuar përgjatë dekadave./Gazeta Sinjali/