Në mesin e 14 konsujve që shkarkoi sot ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, është edhe nipi i Sami Lushtakut, Festim Lushtaku, i cili shërbente si konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë, raporton Gazeta Sinjali.
Për Festim Lushtakun raportohej se ka të kryer vetëm shkollimin fillor, ndërsa ishte emëruar konsull në kohën kur në krye të MPJ-së ishte Behgjet Pacolli.
Kujtojmë se Festim Lushtaku ka mbajtur pozitën si “Asistent administrativ”, në kuadër të stafit konsullor të Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë.
Konjufca sot ka shkarkuar 14 konsuj në ambasadat e Kosovës nëpër shtete të ndryshme./Gazeta Sinjali/
Këtu mund të lexoni edhe emrat tjerë të shkarkuar sot nga Konjufca: