image Glauk Konjufca paralajmëron shkarkime të reja

Kosovë

Njoftim/ Glauk Konjufca paralajmëron shkarkime të reja

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka paralajmëruar se do të ndodhin shkarkime të reja në ministrinë që drejton.

Konjufca tha se puna e parë që do të bëjë në MPJ është ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shkeljes së ligjit në mënyrë flagrante.

“Praktika më e zakonshme në MPJ nuk ka funksionuar në bazë të ligjit. Pas marrjes së detyrës pas dy jave është deshtë të marr vendime që për dikë janë cilësuar si radikale, por nuk kom pasë çare pa i kthyer në Kosovë se janë emëruar jashtëligjshëm. Faza e parë që do të fillojë është ndërhyrjet e drejtpërdrejta në shkeljet flagrante të ligjit”, tha Konjufca në një tryezë diskutimi për pozitën e Kosovës në politikën e jashtme.

Ai madje paralajmëroi se sot në orën 13:00 do të marrë një vendim të rëndësishëm.

“Sot në orën 13:00 do të keni një vendim të kësaj natyre”, citohet të ketë thënë ministri Konjufca./Gazeta Sinjali/