image Gjysmëfinalja: Itali – Spanjë zhvillohet para 54 mijë shikuesve

Futboll

Gjysmëfinalja: Itali – Spanjë zhvillohet para 54 mijë shikuesve

news image

Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë midis Italisë dhe Spanjës, që do të luhet para 54 mijë spektatorëve, raporton Sinjali Sport.

Autoritetet britanike kanë vendosur të lejojnë rritjen e kapacitetit të shikuesve në stadiumin “Wembley” në 75%.Në stadium pritet të jenë 11 mijë mbështetës italianë, ndërsa tifozët spanjollë duhet të jenë rreth 9 mijë.

Prania më e madhe e qytetarëve italianë në Londër, në fakt, sugjeron një numër më të madh të tifozëve të Azzurrëve, të gatshëm për të mbështetur Immobile dhe shokët e tij të skuadrës.

Hyrja në stadium lejohet vetëm me një test negativ në 48 orët e fundit, ose duke treguar që jeni vaksinuar për të paktën pesëmbëdhjetë ditët e fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/