image Gjysmëfinalja e dytë mësohet sot në Kampionatin Evropian

Futboll

Gjysmëfinalja e dytë mësohet sot në Kampionatin Evropian

news image

Sot në program të EURO 2020 janë dy çerekfinalet e fundit, shkruan Sinjali Sport.

Republika e Çekisë përballet sot (e shtunë) me Danimarkën në ora 18:00.

 Pas paraqitjeve fenomenale të dy kombëtareve në rrethin e parë eliminues, sot përballen mes veti.

Çekia e eliminoi një nga favoritët Holandën 2-0, kurse skandinavët e deklasuan Uellsin 4-0.

Në stadiumin “Baku Olimpic” të Azerbajxhanit sfidohen mes veti për një vend në gjysmëfinale.

Dueli tjetër i çerekfinales do jetë midis Ukrainës dhe Anglisë.

Dy kombëtaret arritën në këtë fazë, pasi triumfeve mjaft të vështira, ku Ukraina përmes vazhdimeve e eliminoi Suedinë, derisa tre luanët e diskualifikuan Gjermaninë me rezultat 2-0.

Për një vend për në gjysmëfinale këto dy reprezentacione përballen në “Olimpico” të Romës, në ora 21:00.

Dje u mësuan çifti i parë gjysmëfinalist, ndërsa sot mësohet ai i dytë, ku jemi edhe shumë afër përfundimit të këtij kompeticioni. /Gazeta Sinjali Sporti/