image "Gjysma shkrumb e hi"/ Pamje të reja të autobusit urban që u dogj në Prishtinë

Siguri

“Gjysma shkrumb e hi”/ Pamje të reja të autobusit urban që u dogj në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një autobus që është kapluar nga flakët në rrugën Hajvali – Prishtinë.

Në adresën e Sinjalit, një sinjalizues ka dërguar pamje të këtij autobusi, gjysma e të cilit është bërë shkrumb e hi.

Sipas videos më poshtë, shihet se është shuar zjarri.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të kuptuar nëse kanë pësuar lëndime ndonjëri prej udhëtarëve, mirëpo deri tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

/GazetaSinjali/