image Digjet një shtëpi në Vushtrri, s’dihet shkaktari

Siguri

Digjet një shtëpi në Vushtrri, s’dihet shkaktari

news image

Një shtëpi në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri, në orët e mbrëmjes së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Policia dhe KEDS-i kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

Siç mëson Sinjali, si pasojë e djegies së shtëpisë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, vlera e të cilave nuk dihet.

Shkaktari i zjarrit nuk dihet ende, ndërkohë që prokurori ka iniciuar rastin për t’u hetuar.

/GazetaSinjali/