image Gjyshja rrah hajduten që tentoi t'ia vidhte paratë e pensionit

Botë

Video/ Gjyshja rrah hajduten që tentoi t’ia vidhte paratë e pensionit

news image

Një 81-vjeçare e guximshme ka treguar sesi u përball me një hajdute që u përpoq t’ia vidhte paratë e pensionit ndërsa po i tërhiqte nga bankomati.

Doreen Jones po tërhiqte paratë në bankomat në Blackheath, West Midlands, kur u sulmua nga një grua e re, e cila i erdhi nga pas.

Dhe pamjet e pabesueshme tregojnë gjyshen, e cila përballet me hajduten dhe e detyron të largohet me vrap.

“Ajo nuk priste që unë të reagoja ashtu. Hajdutja priste një grua të dobët, por zgjodhi personin e gabuar,”-tha Jones.

/Gazeta Sinjali/