image Gjyshja britaneze e para në botë e merr vaksinën Pfizer

Botë

Gjyshja britaneze e para në botë e merr vaksinën Pfizer

news image

Një grua 90 vjeçe nga Britania është personi i parë në botë që e ka marrë vaksinën e Pfizer-it kundër koronavirusit jashtë testimit, përcjellë Gazeta Sinjali.

Margaret Keenan, u vaksinu në spitalin lokal në Coventry, në pjesën qendrore të Anglisë. Vaksinimi u bë vetëm një javë para se gjyshja t’i mbushte 91 vjet.

Britania të martën e filloi vaksinimin e njerëzve me vaksinën e zhvilluar nga kompania amerikane “Pfizer” dhe ajo gjermane “BioNTech”, duke u bërë shteti i parë perëndimor që e fillon vaksinimin e popullsisë së përgjithshme, shkruan Reuters. Vaksinimi pritet ti shtojë shpresat se bota mund të bëjë kthesë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Ndihem shumë e privilegjuar të jem personi i parë që vaksinohet kundër COVID-19. Është dhurata më e mirë e hershme për ditëlindje që do ta dëshiroje, sepse kjo nënkupton që unë më në fund mund të pres që të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi për Vitin e Ri pasi qëndrova e vetme për pjesën më të madhe të vitit”, tha zonja që u vaksinua.

/Gazeta Sinjali/