Katërshja e gjyqtarëve të Kosovës në krye me Genc Nuzën, do ndajnë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare mes Turqisë dhe Azerbajxhanit, raporton Sinjali Sport.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten (27 maj) në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastari.
Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Euro2020 dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor. /Gazeta Sinjali Sporti/