image Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt nis nesër në Hagë

Drejtësi

Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt nis nesër në Hagë

news image

Gjykimi kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë , pritet të filloi nesër, nga ora 09:30.

Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Dëgjimi i dëshmitarit të parë në këtë rast pritet të nisë më 18 tetor.

E njëjta gjithashtu ka bërë të ditur se data e synuar që prokuroria të përfundojë paraqitjen e çështjes së saj është 9 nëntori.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. /GazetaSinjali/