Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosjes për caktimin e masës së sigurisë ndaj projektit të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës.
Kërkesa e VV-së është cilësuar si e pabazuar nga Gjykata. Në arsyetim thuhet se: Gjykata kërkesën për masën e sigurimit duhet ta trajtojë në një mënyre të tillë që të shmanget çdo lloj perceptimi, sipas të cilit gjykata e ka paragjykuar zgjidhjen e çështjes në themel apo nuk është e paanshme në gjykim”.
“Propozuesi i masës duhet të argumentojë në mënyrë që të bëj të besueshme kërkesën për të vendosur një masë të përkohshme”, thuhen ndër të tjera në arsyetimin e vendimit të Gjykatës.