image E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht në aksidentin në Lakrishte

Siguri

E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht në aksidentin në Lakrishte

news image

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, tronditi gjithë Kosovën. Një veturë kishte rënë nga rethrrotullimi në Lakrishte, që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën, Mitrovicën dhe Ferizajn, ndërsa ishin lënduar tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bënë të ditur se një i ri, i cili kishte marrë lëndime më të rënda, kishte ndërruar jetë mbrëmë.

Sinjali mëson se viktima është Altin Hyseni.

Për të ndjerin, familja ka njoftuar edhe për ceremoninë mortore, ku sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Sipas njoftimit, vorrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e sotme (e martë), nga ora 18:00 në varrezat e fshatit Katunisht.

/GazetaSinjali/