image Gjykata ua cakton nga 30 ditë arrest shtëpiak zyrtarëve policorë të dyshuar për rrahjen e 16-vjeçarit

Drejtësi

Gjykata ua cakton nga 30 ditë arrest shtëpiak zyrtarëve policorë të dyshuar për rrahjen e 16-vjeçarit

news image

Gjykata Themelore e Pejës ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në afat kohor prej 30 ditësh dy zyrtarëve policorë, E. Lajçi dhe A. Bacaj, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’ dhe ‘lëndimin i lehtë trupor’, ndaj një 16 vjeçari.

Lajmin për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy zyrtarëve policorë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Tringa Zhuti, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Pejë.

“Dje është mbajtur seanca, Gjykata ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në afat kohor prej 30 ditësh”, konfirmoi Zhuti për Gazetën Sinjali.

Dy policët në fjalë u arrestuan tri ditë më parë nga Inspektorati Policor i Kosovës, më pas edhe u suspenduan.

Gazeta Sinjali ka sjellur detaje ekskluzive për incidentin në Pejë, prindi i të miturit ka deklaruar se policët fillimisht i kishin hedhur sprej syve djalit të tij, pastaj e rrahën brutalisht.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. / /Gazeta Sinjali/